Investimi në vepra të artit është një praktikë që po synohet të përshtatet gjerësisht edhe në Kosovë, pasi që si e tillë do t’u sillte përfitime të shumta komunitetit artistik në vend.
Emisioni “7 Ditë me Panxhën” ka realizuar një intervistë me Memli Dushin, një ndërmarrës që koleksionon vepra të artit për të kuptuar më shumë rreth asaj se si mund të përkrahen artistët dhe nga kush, rreth krijimit të një ankandi, po ashtu edhe për investimet që ai vetë ka bërë ndër vite në këtë fushë.
Andaj, ju ftojmë ta ndiqni intervistën në vazhdim.