“Për rreth 65% është rritur numri i të infektuarve me Covid-19 vetëm në javën e fundit. E kjo nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se vjen si pasojë e grumbullimit të njerëzve dhe lëvizjeve të mëdha që bëhen në sezonin e verës”.
Sipas raportit të ISHP-së gjatë javës së kaluar janë raportuar edhe 190 riinfeksione, që ka shënuar rritje prej 58.3% krahasuar me javën që lamë pas, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 1591.Megjithatë rritja e rasteve pozitive me Covid nuk është e shprehur vetëm në Maqedoni, thotë drejtori i këtij institucioni, Shaban Memeti.
“Kemi një rritje në raportin javor që e jep Instituti për Shëndet publik për zhvillimet rreth Covidit për 1 javë. Kjo rritje është rajonale, më e gjerë dhe është e shprehur në gjithë rajonin. Tek ne në Maqedoni si qytete më të shprehura janë Shkupi dhe Kavadari”.- deklaroi Shaban Memeti, Drejtor i Instituti Për Shëndet Publik.
Ndër qytetet tjera që ka rritje të të infektuarve është edhe Ohri. Për momentin nuk ka rekomandime për masa të reja, ndërsa mbeten të vlefshme masat aktuale për mbajtjen e detyrueshme të maskës në autobusë, qendrat shëndetësore, barnatoret, shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 297 të infektuar me virusin corona nga gjithsej 1113 teste të realizuara. Prej 297 të infektuarve, 69 prej tyre janë të riinfektuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 180 pacientë.