Site icon Telegrafi

Memeti: Qeveria t’i pranojë rekomandimet për të drejtat e njeriut

Kuvendi i Maqedonisë në seancën e djeshme nuk ka miratuar masat që gjenden në Raportin e Avokatit të Popullit, me të cilat sugjerohet që në shumë sfera të përmirësohet jeta e qytetarëve.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, u shpreh i zhgënjyer nga kjo sjellje e deputetëve, të cilët edhe pse ka pasur shumicën e nevojshme sërish nuk kanë miratuar masat e propozuara.

“Kuvendi nuk miratoi masa që Qeveria të përmirësojë gjendjet në fusha të ndryshme sa i përket të drejtave dhe lirive të njeriut. Edhe pse me ligjin e ri për Avokatin e Popullit, Kuvendi është i obliguar të miratojë masa kurse Qeveria ka obligim pas gjashtë muaj të referon në Kuvend, se në çfarë mase ata masa i ka realizuar”, tha Memeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se sot ka zhvilluar një takim me deputetët e LSDM-së, OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, të cilët, siç tha ai, i kanë thënë se janë të vetëdijshëm se masat është dashur të kalojnë.

Exit mobile version