Telegrafi

Memeti: Paraburgimi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së paraqet shkelje të së drejtës së imunitetit

Avokati i Popullit, pa hamendje ka konstatuar se paraburgimi i deputetëve të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit paraqet shkelje të të drejtës së imunitetit të deputetit, si edhe paragjykim të pafajsisë.

Sipas tij, deri te kjo ka ardhur për shkak të msorespektimit të dispozitave nga ana e policisë. Konstatimi vjen pas dorëzimit të parashtresës nga ana e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, e nënshkruar nga 33 deputetë, sipas së cilës, gjatë arrestimit ka patur shkelje të Kushtetutës dhe procedurave tjera juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Memeti bëri të ditur se ka pranuar dokumentacionet nga MPB-ja, por jo edhe përgjigjet e kërkuara. Ai konstaton se është shkelur neni 19 i Rregullores për kryerje të punës policore ku thuhet se nëse personi tregon status imuniteti, nuk duhet që të arrestohet.

Avokati i Popullit konsideron se gjykatësit Vesna Dimishkova dhe Nenad Careski e kanë keqpërdorur masën e paraburgimit si dënim për deputetët.

Avokati i Popullit ka dorëzuar udhëzim te Ministria e Punve të Brendshme për t’u kryer procedurë shqyrtimi për mënyrën e veprimit të policisë gjatë arrestimit të deputetëve, të vërtetohet përgjegjësia dhe të sanksionohen shkelësit e të drejtave të deputetëve./Telegrafi/