Site icon Telegrafi

Memeti: Në Maqedoni është bërë shum pak për fëmijët me nevoja të veçanta

Avokati i popullit, Ixhet Memeti, mori pjesë në seminarin kombëtar kushtuar fëmijëve me nevoja të veçanta, ku tha se në Maqedoni nuk është bërë aq sa duhet për këto fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, këta fëmijë janë larg arritjeve të duhura të të drejtave që ua garanton Konventa e OKB-së.

Ai shtoi se ndjenja e mospranimit dhe margjinalizimit ekziston ende te këta fëmijë dhe te familjet e tyre të cilat e ndjejnë më së shumti barën e mospërkrahjes. Memeti tha se duhet të ndërmerren masa urgjente konkrete për tejkalimin e kësaj situate./Telegrafi/

Exit mobile version