Telegrafi

Memeti: MPB dhe Gjykata themelore nuk bashkëpunojnë

Si çdo mars, edhe këtë vit Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, e publikoi raportin vjetor, që e dërgoi drejt kuvendit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i ankesave prej se është hapur institucioni Avokat i Popullit është shënuar këtë vit. Në proporcion të drejtë me këtë është edhe numri i shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ndërsa Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tregoi se disa institucione në vend po e pengojnë punën e tij, siç janë MPB, Gjykata themelore Shkupi 1 dhe dy të tjera. Ai theksoi se gjyqësori po merr vendime arbitrare.

Sipas tij, ka edhe tendencë të rritjes së brutalitetit policor, për çka edhe kërkoi hetim special dhe reforma urgjente.

Avokati i Popullit, Ixhet Mexhiti tha se mbyllja e kufijve nuk është zgjedhje e krizës me refugjatët. Ai shtoi se refugjatët në kufi po jetojnë në kushte çnjerëzore. /Telegrafi/