Ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti lidhur me nxjerrjen e detyrueshme të nxënësve në rrugë për të protestuar në protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Avokati i Popullit i paralajmëron institucionet arsimore dhe palët e kyçura në këtë shkelje që çdo keqpërdorim i nxënësve do të jetë e dënueshme sipas ligjeve aktuale në Maqedoni. Fëmijët e shkollave të mesme që në këtë rast janë nën moshën e rritur duhet që jenë larg nga ngjarjet politike dhe nga mllefi i grupeve të caktuara.” thuhet nga zyra e Avokatit të Popullit. /Telegrafi/