Telegrafi

Memeti: Ka pritje të mëdha nga Qeveria e re (Video)

Numri i ankesave deri te Avokati i Popullit po zvogvlohet, sepse qytetarët kanë pritje të mëdha nga Qeveria e re dhe vlerësojnë se problemet mund të zgjidhen edhe me pushtetin ekzekutiv, thotë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti në intevistë për Radio Evropa e Lirë.

Në pyetjen e gazetares në lidhje me përqindjen e rritur të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë vitit të kaluar Memeti u përgjigj “Është konstatim nga viti 2016 në krahasim me vitin 2015 kur ne konstatuam se aq pëqindja është zvogëluar në shkeljen e të drejtave të njeriut, edhe këtë vit aty po sillet përqindja e shkeljes së të drejtave të njeriut, ka një karakteristikë këtë vit, derisa në vitin 2015 ishte viti ku masovikisht kemi pranuar ankesa 4200, në vitin 2016 ky numër u ul në 500, këtë vit akoma më pak, në institucionin tonë mendojmë se ka dy shkaqe për uljen e ankesave, njëra për shkak të drejtave të konsumatorëve për shkak të shfuqizimit të taksës radiodifuzive dhe pritshëmrive tek qeveria e re, në vitin 2015 qytetarët masovikisht kanë ardhur tek ne edhe pse e dinin se nuk mund të ju ndihmojmë, vetëm për të treguar revoltën e tyre dhe se janë viktima, këtë vit perceptimi i tyre është se pritet shumë dhe se ankesat tek ne janë në numër shumë të ulët”.

“Edhe përkundër asaj që unë reagoj qeveria heshtë, tash fakt është se flas për qeverinë e re dhe jo për ndonjë organ tjetër të administratës publike, Avokati i popullit komunikon me pushtetin ekzekutiv por nga ana tjetër ndodh edhe Kuvendi të përmirësojë gabimin, mendoj se ai raport është në nivel më të lartë”, thotë kështu Memeti.

Ndërkohë që i pyetur se është akuzuar nga një deputet i pushtetit se ai ka më pak të drejtë të flas për të drejtat e njeriut, Memeti thotë se secili ka të drejtë të shprehë hapur mendimin e tij.

“Secili ka të drejtë të mendojë dhe të japë mendimin e tij publikisht madje dhe deputetët, për fat të keq raportet e Avokatit të popullit në vend që të shqyrtohen praktika tregon se me vite të tëra parlamenti i ka përdorur për qëllime politike, me qëllim që të lavdërohen se cili është më demokrat se tjetri sa i përket të drejtave të njeriut nga ana tjetër në vend që të diskutohet mbi gjendjen që është përkeqësuar ato meren me mua personalisht si Ixhet Memeti”, thekson mes tjerash ai në intervistën e tij./Telegrafi/