Site icon Telegrafi

Memedi-Reka: Të forcohet komunikimi Maqedoni-Shqipëri për të përballuar sfidat e kohës

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka ku është biseduar për zgjidhjet e daljes nga kriza politike, zgjedhjet e dhjetorit dhe për çështje tjera të rëndësishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vesel Memedi në këtë takim tha ”Ballkani perëndimorë ndodhet para një sfide të përmasave të mëdha, dhe për këtë arsye kërkohet komunikim i ndërsjelltë nëmes Maqedonisë dhe Shqipërisë me qëllim që të përballemi më lehtë me sfidat e kohës” tha Memedi në mes tjerash.

Ambasadori Reka në këtë takim tha ”Ambasada shqiptare është e hapur të ofroj dhe pranoj kontributin e secilit për t’u ballafaquar me sfidat e kohës që e presin Ballkanin perëndimorë në përgjthësi.më lehtë me sfidat e kohës.” tha Reka pas takimit./Telegrafi/

Exit mobile version