Kryetari i RDK-së sot ka dalë me sqarim rreth dilemave për largimin e tij nga kreu i RDK-së, njofton Telegrafi.
I kontaktuar nga Telegrafi Maqedoni dje, Memedi tha ”jam duke zbritur nga avioni pasi kthehem nga Zvicra, do të dal nesër me deklaratë”
Sot, Memedi ka shkruar në Facebook ”Nuk jam zgjedhur Kryetar i RDK-së me nënshkrime në mënyrë klandestine-staliniste që të merr iniciativën ndonjë CheGuevara i ri dhe të më shkarkon në këtë mënyrë.” duke ju drejtuar personave në kryesi të partisë që nënshkruan peticion për ta larguar nga udhëheqja e partisë./Telegrafi/