Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi, ka deklaruar në Kuvend se, sipas tij, fenomenet që shfaqen në këtë organ, krijojnë stereotipe të jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai u thotë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, se kur u pëlqen diçka, atëherë e quajn të rregullt, e kur në Kuvend bëhet thirrje sipas nenit të rregullores për kryetar të Kuvendit, atëherë deputetët e kësja partie e konsiderojnë si veprim të dhunshëm.
Memedi u bëri thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që, siç thotë, të mos thirren në stimulime që nxitin aktivizimin e stereotipeve te populli maqedonas./Telegrafi/