Kryetari i RDK-së Vesel Memedi njofton opinionin nëpërmjet një komunikate të dërguar Telegrafit në Maqedoni, se ai ka fituar gjyqin dhe ai mbetet kryetar i RDK-së.
”Këtë konferencë për shtyp e thirrëm t’ju njoftojmë juve dhe opinionin e gjërë edhe për fitoren ligjore, pas fitores së madhe morale që u dëshmua me konferencën e 12.03.2016, ku bashkarisht më anëtarsinë besnike të RDK-së, demaskuam disa puçist që tentuan t’i bëjnë tradhëti RDK-së dhe anëtarsisë besnike të saj. Kam patur besim të paluhatshëm se një ditë të afërt do të kemë rastin që anëtarsinë besnike të RDK-së ta informoj edhe për fitoren ligjore, me të cilën i jepet fund lojës së projektuar të disa qarqeve në emër të RDK-së, dhe të zbatuar nëpërmjet 4 puçistëve.
Pra, që në fillim po ju njoftoj me vendimin gjyqësor si vijon:
“Kërkesa për shkarkimin e kryetarit aktual të RDK-së Vesel Memedi është antiligjore dhe antistatutore dhe për këtë arsye hudhet si e pabazë. Kryetar legal dhe legjitim i RDK-së është Vesel Memedi.” shkruhet në komunikatë.
Memedi ju bëri thirrje mbështetësve që të vazhdojnë mbështetjen për RDK-në. ”Më lejoni që nëpërmjet kësaj konference për shtyp të ftoj gjith anëtarsinë besnike të RDK-së dhe gjith ata njerëz të sinqertë dhe të paanshëm, që kanë përcjell këtë betejë, ti bashkangjiten këtij opcioni politik që ofron RDK-ja, dhe Aleanca për shqiptarët, dhe bashkarisht amanetin e filluar nga rilindasit tanë, që e kemi emërtuar këtë parti, ta çojmë deri në fund, pa tradhëti dhe pa hile. Është koha e fundit të thuhet fjala e fundit për shumë fenomene që kanë ndodh në vend, sepse deri më tani shumëçka nuk është thënë, dhe fjala e fundit shumë shpejt do të thuhet. Vetëm në këtë mënyrë mund të fillojm të flasim për një rrugëtim të shëndoshë progresiv për vendin dhe kombin shqiptarë në përgjithësi.” përfundon Memedi. /Telegrafi/