Ilia Kondajanis, 62 vjeç nga Athina, i cili jetonte në qytetin e Memaliajt, ka vrarë veten për shkak të depresionit. Kondajanis jetonte në Shqipëri pasi ai ishte i martuar në Memaliaj dhe para dy vitesh i ka vdekur bashkëshortja. Ai i ka dhënë fund jetës në dy vjetorin e vdekjes së saj.
Nga hetimet e para mësohet se Kondajanis është vetëvarur dhe më pas, ka qëlluar veten në zemër me një plumb pistolete, e cila ka rënë në gjendje të lirë në këmbët e tij, raportoi Shekulli.
Edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se 62-vjeçari ka qëlluar veten me pistoletë. 62-vjeçari kishte përgatitur edhe pllakën përkujtimore të tij./Telegrafi/