Site icon Telegrafi

Memaliaj, sekuestrohen 42 kg kanabis

Në Memaliaj janë sekuestruar 42 kg lëndë narkotike dhe është arrestuar personi të cilit iu gjet në banesë kjo sasi droge.

Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Spartak Caca, në fshatin Xhafaj të Memaliajt, kishte lëndë narkotike, efektivët e policisë kapën në flagrancë këtë person duke zhvendosur 7 pako me kanabis në oborrin e banesës së tij.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version