Telegrafi

Memaj vazhdon me Lirinë

Njëri nga futbollistët e rinj cilësor dhe me shumë perspektiv, Blendi Memaj, ka arritur marrëveshjen me Lirinë.

‘U arrit marrëveshja edhe me Blendi Memajn’, ka thënë kryetari, Mirsad Çollaku, që ka drejtuar negociatat lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me futbollistin.

Blendi Memaj edhe pse luan në pozitën e mesfushorit, ka arritur të shënoi 7 gola në edicionin e kaluar, duke qenë jo vetëm titullar por dhe në disa ndeshje edhe figurë qendrore e ‘bardhezinjëve’’.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

21-vjeçari ka pohuar se është i lumtur për vazhdimin e kontratës “Përkundër shumë ofertave që kam pasur, kam vendosur që të jemi i Lirisë. Këtu e mendoj të ardhmen. Shpresoj në performansën time dhe si klub të kemi edhe më shumë suksese. Premtoj shumë angazhim, do të jap maksimumin’, ka thënë Memaj, i gëzuar për marrëveshjen e re”.

Memaj, nga sot ( e enjte) do ti bashkohet skuadrës në stërvitje.