Telegrafi

MEM prezanton të arriturat në fushën energjetike

Gjatë këtij takimi pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisioni Evropian të kryesuar nga Nicholas Cendrowicz së bashku me stafin e zyrës se Komisionit Evropian në Kosovë. Ndërkohë MEM-i është përfaqësuar nga ekspert të të gjithë akterëve në sektorin e energjetikës në krye me ministren Justina Shiroka -Pula.

Me këtë rast ministrja Pula është shprehur se për Qeverinë e Kosovës integrimi evropian i fushës së energjisë është prioritet përfshirë edhe hapjen e tregut vendor të energjisë dhe integrimit Evropian, “ Hapja e tregut vendor i energjisë dhe integrimi në tregun rajonal dhe atë evropian është prioritet që MEM po ndjek dhe zbaton me vëmendje të veçantë në përputhje me obligimet në kuadër të Traktatit për Komunitetin e Energjisë për vendet e Evropës Juglindore, ku Kosova është palë kontraktuese me të drejta të plota”, ka thënë ministrja Pula.

Ajo ka bërë të ditur se MEM ka marr të gjitha masat që punimet e sotme të kësaj punëtorie të jenë rezultateve.

“Edhe prezantimet që paraqiten tregojnë për progres të ndjeshëm nga takimi i kaluar në kuadër të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asocimit ”.

Gjatë këtij takimi ministrja Pula, ka përmendur edhe përmirësimin në rritjen e inkasimit të faturave të energjisë elektrike, duke shtuar se fushata e KEK-ut, duhet të vazhdojë për këtë qëllim në mënyrë që rezultatet të konsolidohen dhe KEK të sanohet financiarisht.

“Qeveria e Kosovës ka angazhuar financime të mëdha në mbështetje të projekteve prioritare të KEK-ut, sa i takon përgatitjes për hapjen e mihjes së re në Sibovc, riparimin dhe rritjen e besueshmërisë të punës së kapaciteteve ekzistuese gjeneruese". /Telegrafi/