Telegrafi

Mem prezanton në Budva projektin rajonal për poça kursyese

Bazuar në një njoftim zyrtar të MEM-it, konferenca është e organizuar nga organizata gjermane për bashkëpunim teknik (GTZ) dhe Ministria për Zhvillim Ekonomik të Malit të Zi, ndërsa pjesëmarrës ishin më se 30 shtete me rreth 300 pjesëmarrës.

“Tema të bisedimeve ishin bashkëpunimi regjional në fushën e efiqiencës së energjisë, stabiliteti energjetik në të ardhëm në regjion, mundësitë e identifikimit të projekteve regjionale, shkëmbimi i përvojave praktike dhe mundësinë e investimeve në regjion në sektorin e efiqiencës së energjisë”.

Në këtë konferencë, delegacioni i Kosovës e paraqiti projektin rajonal për poça kursyes dhe harmonizimin e politikave të rajonit me ato të BE-së. Ky projekt ka hasur në përkrahjet të pjesëmarrësve në këtë konferencë. /Telegrafi/