Site icon Telegrafi

MEM miraton listën e investitorëve për Zhurin

MEM ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se duke u bazuar në “Ligjin mbi Partneritetin Publiko-Privat dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për Dhënien e Tyre dhe vendimin e Qeverisë mbi projektin Hidrocentrali Zhur, Ministria e Energjisë dhe Minierave ka miratuar Listën e shkurtër e investitorëve për ndërtimin me koncesion të Hidrocentralit të Zhurit”.

Vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimin e Komisioni për Vlerësimin e Shprehjeve të Interesit për projektin e Hidrocentralit të Zhurit.

Në listën e shkurtë të investitorëve për ndërtimin me koncesion te Hidrocentralit të Zhurit janë: KI – Kelag International GmbH (Austri), Palet Inşaat (Turqi) & Union D Energy System Development Corporation (Angli), Limak Group (Turqi). /Telegrafi/
 

Exit mobile version