Telegrafi

MEM-i marrëveshje me Odën Britanike për mineraret

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina- Shiroka Pula dhe kryeshefi i Odës Ekonomike të Britanisë në Kosovë, Ray Power, të cilët janë pajtuar që të dy institucionet do të punojnë së bashku për realizimin e kësaj marrëveshje.

Me këtë marrëveshje, MEM angazhohet për të siguruar bashkëpunimin e plotë me OEBK–në në zbatimin e objektivave dhe do të sigurojë qasje të nevojshme në informata dhe materialet e nevojshme për të arritur qëllimet e përbashkëta të përcaktuara me këtë marrëveshje.

Ndërkaq, nga ana e saj, Oda Ekonomike Britanike do të sigurojë asistencë teknike dhe financiare për të përmirësuar kapacitetin e MEM-it për të zhvilluar sektorin e minierave me fokus investitorin, duke e lënë kontrollin e pasurive minerare Trepça në mënyrë të qartë nën kontrollin e MEM-it.

Sipas planifikimit asistenca e parashikuar nga ky Memorandum i Mirëkuptimit do të realizohet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dokumenti nga MEM dhe OEBK deri më 17 shkurt 2012, datë kjo e zgjedhur që në mënyrë simbolike të shënojë finalizimin e tij. /Telegrafi/