Telegrafi

MEM blen poçe elektrike, do të kursehen 15 milionë euro

Poçet do të shpërndahen nga KEK-u konsumatorëve që nga data 1 tetor ndërsa i gjithë projekti pritet të përfundojë brenda janarit të vitit 2009.

Ky projekt do të kushtojë deri në 1.5 milion euro ndërsa 10 deri në 20 përqind e buxhetit do të jepen nga qeveria e Kosovës.

Këto poçe do të jenë kursyese dhe MEM nga kjo planifikon të kursejë energji,aq sa prodhon një bllok I termocentralit Kosova A.

Shprehur në shifra përmes këtyre poçeve kursyese, do të kursehen plot 15 milion euro.