Site icon Telegrafi

Melos Nallbani në çerekfinale të turneut të tenisit në Suedi

Melos Nallbani po vazhdon me sukses të shfaqet në ndeshjet ndërkombëtare të tenisit.

Anëtari i Klubit të tenisit të Pejës, Nallbani me sukses ka kaluar edhe kundërshtarin e dytë në turneun e tenisit në Falkoping në Suedi.

Pasi ne xhiron e pare mposhti tenistin vendas Soul Naucler me 6:2 dhe 6:4, sot Melosi shënoi fitore ndaj suedezit William Elmers.

Foto nga turneu në Suedi

Pejani në këtë takim ka shënuar fitore me rezultat 2-1, në sete 6:2 , 6:7 dhe 7:5.

Në çerekfinale të turneut, Melosi gjatë ditës së nesërme do të përballet me reprezentuesin e Suedisë, Albert Saar. /Telegrafi/

Exit mobile version