Site icon Telegrafi

Melonin ‘e zë halli’ gjatë konferencës live, vrapon drejt tualetit: Më vjen keq, por duhet të shkoj

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka zhvilluar sot konferencën vjetore me mediat, e cila ishte shtyrë disa herë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo iu është drejtua për tre orë mediave dhe në një moment është detyruar t’ju kërkonte ndjesë të pranishmëve.

Shefja e qeverisë italiane më pas i sinjalizojë truprojës për ta shoqëruar shkaku se duhej të shkonte patjetër në tualet për nevoja personale.

“Natyra thërret”, dhe në këtë rast, kryeministrja italiane me një fytyrë të shqetësuar që tregonte qartazi sikletin e saj.

“Më falni, por unë duhet të shkojë në tualet… Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem? Më duhet ta bëjë, më vjen shumë keq”, tha e para e qeverisë italiane.

Më pas kryeministrja italiane është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit. /Telegrafi/

Exit mobile version