Site icon Telegrafi

Meloni shijon Shqipërinë, shihet krah Ramës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.

E ndërsa nuk u shpërnda asnjë pamje nga vizita private e kryeministres së Italisë, pushuesja VIP që zgjodhi Shqipërinë ashtu si 500 mijë bashkombasit e saj këtë vit, duket se po kënaqet në vendin tonë.

Qëndrimi i familjes kryeministrore të Italisë po zgjat më shumë se sa ishte parashikuar.

Pasditen e kësaj të enjteje siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel, Meloni ka zgjedhur të vizitojë zonën muzeale të Vlorës, në shoqërinë e kryeminsitrit Rama, bashkëshortit e familjarëve të tjerë që e shoqëronin Meloni është parë në një nga kafenetë e zonës muzeale.

Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj, të cilët kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët italianë.

Për sigurinë e saj dhe familjes zona u rrethua nga forca të shumta sigurie, por dalja publike nuk i shpëtoi dot kamerave.

Qëndrimin prej 4 ditësh të Melonit në Shqipëri e komentoi edhe gazeta e njohur italiane ‘La Stampa’ e cila në një shkrim të sajin thotë se ajo që duhet të ishte një vizitë disa orëshe u kthye në një festë katër ditore në plazhet e smeraldta të bregdetit të Adriatikut, mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Ndonëse La Stampa shkruan se vizita e shefes së ekzekutivit Italian në Tokën e Shqiponjave duhet të përfundojë sot, këto pamje tregojnë krejt të kundërtën. Kryeministrja e Italisë po e zgjat qëndrimin e saj në tokën e shqiponjave dhe qëndrimi nuk ka më një axhendë.

Exit mobile version