Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pritet të vizitojë Shqipërinë në datën 5 qershor.
Sipas qeverisë italiane, Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Shëngjin, aty ku do të ndërtohen kampet e emigrantëve.
Kampi është në proces ndërtimi pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë. /Telegrafi/