Site icon Telegrafi

Meloni: Marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë mund të bëhet model për BE-në

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka thënë se marrëveshja që ka arritur qeveria e saj për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri mund të bëhet “një model bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE për… menaxhimin e flukseve migratore”.

“Është një marrëveshje që forcon partneritetin strategjik midis Italisë dhe Shqipërisë dhe në thelb ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të marrë vetëm njerëzit që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare në Evropë,” tha Meloni në një intervistë e botuar në edicionin e së martës të gazetës së përditshme Il Messaggero.

Sipas marrëveshjes që Meloni nënshkroi të hënën në Romë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, emigrantët e shpëtuar në det nga autoritetet italiane do të dërgoheshin në Shqipëri.

Në portin veriperëndimor shqiptar të Shëngjinit, sipas marrëveshjes, Italia do të trajtojë procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë.

Exit mobile version