Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se është e gatshme të përmirësojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Evropës.
Në një deklaratë në X, Meloni tha: “Italia do të jetë gjithmonë e përkushtuar për të konsoliduar dialogun midis SHBA-së dhe Evropës, si një shtyllë thelbësore për stabilitetin dhe rritjen e komuniteteve tona”.
Meloni është një nga mbështetëset më të forta të Trumpit në Evropë, dhe ishte në mesin e një numri të vogël liderësh botërorë që morën pjesë në inaugurimin e tij, transmeton Telegrafi.
Ajo duket se po e pozicionon veten si një urë lidhëse midis administratës Trump dhe BE-së.
Meloni dhe Trump darkuan në Mar-a-Lago në fillim të këtij muaji, ku ai tha se liderja italiane “e kishte nxjerrë vërtet Evropën nga stuhia”.