Mesfushori i Interit, Felipe Melo, ka folur për mikrofonat e Inter Channel dhe ka thënë se objektivi i skuadrës është rikthimi në Ligën e Kampionëve.
Braziliani ka thënë se është krenari të jesh pjesë e Nerazzurrëve pasi është rritur duke parë këtë klub teksa fitonte.
“Gjithmonë jam duke u stërvitur, madje edhe në shtëpi dhe besoj se këtë vit do bëjmë më mirë”.
“Përgatitja fizika është shumë e rëndësishme. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën pasi jam rritur duke e parë Interin të fitonte dhe kur mua dha mundësia për të veshur këtë fanellë isha shumë i lumtur”.
“Duhet të japim maksimumin, objektivi është Liga e Kampionateve”, ka thënë Melo. /Telegrafi/