Telegrafi

Melo nuk luan kundër Fulhamit

Faqja zyrtare e Juves ka bërë të ditur se braziliani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Alberto Zaccheroni si pasojë e kartonëve të verdhë.

Europa League, është e vetmja garë të cilën Zonja e Vjetër mund ta fitojë, duke qenë se u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa nuk është në garë për titullin e Serie A.

Ndërkohë, Fulhamit do t’i mungojë njëri nga lojtarët më me ndikim, kapiteni Danny Murphy. /Telegrafi/