Telegrafi

Melo nuk do të largohet nga Juventus

Më herët gjatë javës ish-menaxheri Ciro Ferrara shprehu dyshimet për qëndrimin e Melos gjatë stërvitjeve, duke thënë se ai është vështirë të pëlqehet nga bashkëlojtarët e tij.

“Dua të fitoj me fanellën bardhezi. Ende kam katër vite të mbetura në kontratën time. Dua ta shoh të skadojë. Nuk jam dikush që largohet në momente të vështira. Dhe, mbi të gjitha, nuk besoj se kam pasur një sezon të tmerrshëm”.

“Në të ardhmen do të doja ta mbyll karrierën time në Brazil, mbase në Flamengo. Por kjo është për të ardhmen”, ka thënë Melo. /Telegrafi/