Telegrafi

Melo: Ne jemi Juventusi, gjithmonë luajmë për fitore

“Padyshim që ky takim do të jetë i veçantë për mua. Unë kthehem në Firence, qytet të cilin gjithmonë do ta mbaj mend dhe do të jetë pjesë e zemrës sime. Fiorentina më mundësoi hyrjen në përfaqësuesen e Brazilit dhe transferimin te Juventusi”.

“Kundër Fiortentinas na pret takim i vështirë, sepse ata janë taktikisht mirë të përgatitur dhe kanë tifozë të jashtëzakonshëm”.

“Mirëpo ne do të shkojmë për fitore, ne jemi Juventusi dhe gjithmonë luajmë për fitore”, ka thënë ish-lojtari i Violas. /Telegrafi/