Telegrafi

Melo: Mendoj se LeBronit do t’i pëlqente të luante me mua

LeBron James vazhdon të lutë menaxhmentin e klubit të tij Cleveland Cavaliers, për të transferuar një organizator të lojës. Por, a është Carmelo Anthony personi adekuat?

Anthony është ndalur nga gazetarët në Dallas të mërkurën para ndeshjes së NY Knicks ndaj Dallasit, ku u pyet pikërisht për një partneritet të mundshëm me James.

“Ju më pyesni se nëse ai mendon se unë kam dëshirë të luaj me të?”.

“Po. Mendoj se atij do t’i pëlqente të luante me mua. Nuk mendoj se nuk do të dëshironte. Por, unë nuk e di nëse komenti i tij ishte për mua. Nuk e mendoj se unë jam i vetmi organizator i mbetur në NBA”.

“Unë nuk mendoj për këtë kalim, nuk është një gjë për të cilën po mendoj aktualisht. Nuk mund të mendoj për këtë. Ju e dini se unë nuk po mendoj për këtë”, ka thënë Anthony.

Që transferimi i mundshëm i Anthonyt te Cavaliers të kompletohej do të duhej një shkëmbim me Kevin Love dhe një lojtari tjetër, për shkak të klauzolës së kontratës së Anthonyt që ndalon shkëmbimet dhe për shkak të pagës së lojtarit aktual të New Yorkut. Por, nuk besohet se Cavs do ta realizojnë këtë, pasi e konsiderojnë Loven pjesë integrale të ekipit. /Telegrafi/