Telegrafi

Melo futbollisti më i keq në Serie A

Ish-futbollisti i Fiorentinës, i cili në Juventus erdhi si një përforcim i madh i mesfushës, nuk ka arritur të gjendet mirë në mjedisin e ri dhe ka marrë ‘shpërblimin’ e futbollistit më të keq në Serie A, “Bidone d’Or”.

Paraqitjet e dobëta i kanë dhënë atij titullin e futbollistit më të keq, duke marrë 22.87% të votave. Pas tij ka qenë Ricardo Quaresma, ndërsa në pozitën e tretë është gjendur një lojtar tjetër i Juventusit, Thiago. Më pas janë renditur Dida, Mancini, Huntelaar dhe Ronaldinho.

Melo është braziliani i tretë i cili shpallet futbollisti më i keq në kampionatin italian, pasi këtë titull më herët e kanë mbajtur edhe Rivaldo (2003) dhe Adriano (2006 dhe 2007).