Telegrafi

Melo: Dua të qëndroj

“Unë dua të vazhdoj qëndrimin te Juventusi. Unë vërtet dua të luaj mirë me këtë fanellë. Ky vit do të jetë vit i ringjalljes time”, theksoi Melo për La Gazzetta dello Sport.

Luigi Del Neri tashmë ka thënë se dëshiron që Melo të mbetet te Juventusi, përderisa Giuseppe Marotta e mbështeti plotësisht futbollistin problematik brazilian. /Telegrafi/