Telegrafi

Melo: Do t’i bëj për vete kritikët

Ish-mesfushori i Fiorentinës ka qenë i qortuar për formën e tij të dobët që kur arriti te biankonerët gjatë verës së kaluar.

“Kurrë nuk kam menduar as për një sekondë për atë se sa shumë ka harxhuar klubi për mua, por pas kësaj periudhe jo aq të këndshme vërtet dua të dëshmoj se ata nuk kanë gabuar që i kanë paguar Fiorentinës atë shumë”.

“Isha i lodhur dhe kisha nevojë për pushim, por tash jam i ndezur sërish dhe mezi pres të dal në fushë. Nuk e kam as më të paktin synim për t’u larguar nga Juventus”, ka thënë Melo për gazetën italiane La Stampa./Telegrafi/