Telegrafi

Melo: Do të qëndroj në Juve

Braziliani tashmë një kohë të gjatë është duke u përcjellë nga Wenger, i cili të mërkurën lavdëroi lojtarin dhe pohoi se topçinjtë edhe më tej janë duke e përcjellë atë.

Por pavarësisht spekulimeve se mes Arsenalit dhe Juventusit mund të ketë shkëmbime lojtarësh që përfshijnë Felipe Melon, mesfushori thotë se dëshiron të mbetet te biankonerët.

“Kam kënaqësinë që një trajner i shkëlqyeshëm ka mendim të lartë për mua, por unë do të mbetem në Juventus. Jam i fokusuar në ndeshjen ndaj Fiorentinas dhe se si të tregoj paraqitje më të mira në fanellën e Juventusit”, ka thënë Melo për Tuttosport./Telegrafi/