Telegrafi

Mëlmesat, terapi e mundshme anti-epileptike

Kurkumin është një polifenol që gjendet në mëlmesën indiane kurkum, e që është përgjegjës për ngjyrën e verdhë të kësaj të fundi, derisa alkaloidi piperin është përbërësi kryesor aktiv në piperin e zi.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se doza e kurkuminës prej 2g/kg në kombinim me dozën e piperinës prej 20mg/kg peshë trupore, ulin nivelin e enzimave në trurin e madh dhe të vogël, të cilat janë të rritura te personat e diagnostikuar me epilepsi.

Këto rezultate tregojnë se kurkumina dhe piperina kanë potencial të shndërrohen në terapi shtesë për personat që vuajnë nga epilepsia, krahas terapisë me barna. /Telegrafi/