Kanella
Një numër i madh i studimeve është kryer në temën e kanellës. Me çdo studim të ri zbulohet ndonjë avantazh i ri i kanellës. Studimet e deritanishme kanë treguar se kanella mund të ndihmojë në parandalimin e gripit, ftohjes, problemeve të tretjes, obesitetit dhe diabetit të tipit 2.
Hudhra
Hudhra njihet prej kohësh si një mëlmesë me veti shëruese çudibërëse. Studimet e mëparshme kanë treguar se hudhra mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të ftohjes dhe gripit, por edhe mund ta përshpejtojë shërimin.
Xhenxhefili
Xhenxhefilin duhet ta keni gjithmonë në kuzhinën tuaj. Ai mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e një sërë sëmundjesh, nga ndjenja e fryrjes e deri tek dhimbja e fytit. Xhenxhefili e ka një efekt të shkëlqyer antiinflamator dhe ai do t’ju bëjë mirë në lehtësimin e dhimbjeve në nyja dhe muskuj, të shkaktuara nga gripi.
Shafrani
Kurkumina, një përbërës i fuqishëm i shafranit, mund ta rregullojë disponimin tuaj dhe t’i lehtësojë simptomat e depresionit. Shkencëtarët kanë konstatuar se shafrani mund ta zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të ndryshme dhe të luftojë kundër një numri të viruseve, përfshirë edhe virusin e gripit, ftohjes dhe hepatitit C.