Telegrafi

Mellberg arrin marrëveshje me Olympiakosin

Sipas informatave të fundit nga “AFP”, sezonin e ardhëm suedezi do të luajë për skuadrën greke Olympiakos.

Mësohet se 31-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar një kontratë trevjeçare, ndërsa të hënën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Olympiakosit.

Ndërkohë, Juventusi do të fitojë 2.7 milionë euro për shitjen e Mellberg, i cili qëndroi vetëm një sezon te Bianconerët.