Site icon Telegrafi

Melissa Satta me shumë projekte dhe një fëmijë në vitin 2018

FLORENCE, ITALY - SEPTEMBER 13: German football player Kevin-Prince Boateng and his girlfriend Melissa Satta attend the Celebrity Fight Night gala at Palazzo Vecchio during 2015 Celebrity Fight Night Italy benefiting the Andrea Bocelli Foundation on September 13, 2015 in Florence, Italy. (Photo by Andrew Goodman/Getty Images for Celebrity Fight Night)

Modelja dhe prezantuesja televizive, Melissa Satta, është tashmë e impenjuar për realizimin e shumë projekteve profesionale. Nga linja e këpucëve të dizenjuara për “Bata”, e deri te fushata me “Stroili”-n.

Në një intervistë për “Glamour”, ajo është rrëfyer se ndihet shumë e kënaqur.

“Nuk e di se çfarë duhet t’i kërkoj më shumë jetës. Në moshën 31-vjeçare kam gjithçka për të cilën kam nevojë”, thotë ylli i hedhur në krahët e ish-futbollistit të Milanit, Kevin-Prince Boateng.

Vitin 2017 e ka vlerësuar si një vit të artë, ndërsa fundin e sivjetshëm e konsideron si fillimin e një projekti të ri: marketingun online në blogun e saj. E thënë ndryshe, një seksion ku do të mund të blihen rroba dhe aksesorë të tjerë që e identifikojnë më së miri atë, apo të markave për të cilat bashkëpunon modelja.

Por, a ka ardhur koha për të krijuar edhe Melissa Satta markën e saj, siç ka bërë Victoria Beckham?

“Jo, ende jo. Do t’i hedh hapat njëri pas tjetrit. Sigurisht që dua gjithçka, por nuk dua të lodhem shumë”, thotë bukuroshja Satta.

E meqë nuk dëshiron të lodhet me punë, po një fëmijë të dytë, a do ta preferonte e fejuara e Boatengut?

“Në vitin 2016 njoftova përmes ‘Vanity Fair’ se, kur Maddox të shuante katër qirinjtë (të mbushte katër vjeç), atëherë do t’i jepnim një tjetër vëlla apo motër”, rikujton Melissa, gjë që lë të kuptohet fare mirë se në vitin 2018 pritet një zhvillim i ri në këtë aspekt. /TCh/

 

Exit mobile version