Videoklipi i realizuar nga Valon Aziri, “Pika Pika” nën interpretim nga reperia Melinda ka arritur suksesin e radhës të konsiderueshëm.
Projekti i cili pati videoklip tejet interesant, ka arritur të shikohet plot 10 milionë herë.
“Pika pika” u shndërrua në hit veror të padiskutueshëm e kjo vërehet nga turneu mjaft i ngjeshur i reperes atraktive.
Njeriu prapa këtij suksesi, regjisori Valon Aziri ka publikuar pamjet nga prapaskena e klipit në shenjë feste per suksesin.
Valon Aziri mban firmën e shumë videoklipeve hite, e pa dyshim se është prej regjisorëve më të mirë shqiptarë. /Telegrafi/