Telegrafi

Melinda Ademi po pohon se punon në projektin e ri

Këngën e fundit këngëtarja e kishte sjell para një muaji dhe për të shkroi gazeta amerikane, “The New York Times”.

Bëhet fjalë për Melinda Ademin, e cila ka marrë lëvdata të shumta dhe ka pasur sukses me këngën “Çifteli”.

Ajo duket se nuk do të ndalet edhe gjatë verës me publikimin e video projekteve të reja gjatë muajve të ardhshëm.

Kështu së paku ka bërë të ditur zeshkania përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka bërë të ditur se po punon në këngën e re.

“Kuukuuu qka po vjen. Po dua me dit a jena gati?”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, Melinda ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/