Po vazhdon të shijoj suksesin e këngës së fundit, por edhe është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Melinda Ademin, e cila ditë më parë ka publikuar video projektin më të ri të titulluar “Pika, Pika”, i cili deri më tani është shikuar mbi katër milionë herë në YouTube.
Zeshkania tashmë po vazhdon të zgjoj kureshtjen e 848 mijë ndjekësve në llogarinë personale në Instagram me fotografie dhe mesazhe të ndryshme.
Ajo së fundi ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale dhe i ka dhënë vetes statusin e bukuroshes.
“Ndihem tërheqëse”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja që ka bërë bujë të madhe me këngët që i ka sjell muajt e kaluar.
Ndryshe, Melinda pritet që gjatë javëve të ardhshme të nis një turne me koncerte në diasporë. /Telegrafi/