Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, vazhdon të rrëmbejë vëmendje në rrjetet sociale.
Edhe pse tashmë ka mbaruar sezoni i verës, ajo po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka performuar në Gjermani, ndërsa publikoi një video atraktive në llogarinë e saj personale, Instagram.
Video në fjalë ka të bëjë me një vallëzim tërheqës të Melindës, e cila shfaqet duke bërë ‘twerk’ dhe kjo mori pëlqime e komente të shumta pak pas lansimit.
“Nuk ke nevojë të më urresh, nëse dëshiron të mësoj”, ka shkruar ajo krahas kësaj videoje.
Kjo nuk është hera e parë kur 23-vjeçarja bën postime të tilla dhe si rrjedhojë fiton edhe ndjekës të shumtë.
Ndryshe, “A po don pak” është kënga e fundit e lansuar nga artistja Melinda, projekt ky i lansuar në muajin gusht dhe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e tre milionë shikimeve. /Telegrafi/