Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Melinda Ademi, mbrëmë (e mërkurë) ka qenë e pranishme në një mbrëmje muzikore në Tiranë.
Ajo ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në ‘Cinco Cavalli’, ndërsa ka elektrizuar publikun me interpretimin e saj.
E njëjta mblodhi një numër të madh të pranishmëve dhe kjo vërehet më së miri në postimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Me paraqitjen e mrekullueshme skenike, 24-vjeçarja arriti të rrëmbejë vëmendjen e gjithë publikut.
Duke interpretuar hitet e saj, audienca nuk mungoi me brohoritje të shumta krah këngëtares.
Melinda vazhdon të dëshmojë se është një prej artisteve më të kërkuara në treg, e cila është prezente thuajse në çdo vend jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
Sa i përket projekteve muzikore, Ademi është akoma duke e shijuar sukesin e projektit “Karma” që momentalisht numëron afro tetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/