Site icon Telegrafi

Melinda Ademi: 2018 ishte një vit i suksesshëm, kam një rrugë të gjatë përpara

Foto: Melinda Ademi/Instagram

E nisi rrugëtimin në muzikë shumë vite më parë duke u bërë pjesë e një prej talent-show më të famshëm në ShBA, “American Idol”. Melinda ademi është bukuroshja shqiptare e cila kishte rrëmbyer duartrokitjet e yjeve të famshëm në këtë spektakël me paraqitjen e saj. Pas shumë vitesh, ajo rikthehet në Kosovë, për të nisur një karrierë të suksesshme në vendin e saj.

“Lulija” dhe “Palo” janë dy projektet e saj të para muzikore, të cilat ajo i solli këtë vit dhe janë pritur mirë nga publiku. Melinda vjen kësaj here në një intervistë për Telegrafin, për të na rrëfyer se si e sheh ajo tregun muzikor këtu dhe cilat janë planet e saj për projektet e ardhshme. Ndër të tjerash, ajo na njofton edhe me një ditë të zakonshme nga jeta e saj e përditshme…

Melinda, keni filluar karrierë në trojet shqiptare këtë vit, duke publikuar disa këngë të cilat janë pritur mirë nga publiku. Na trego pak si ka qenë në tërësi për ty viti 2018?

2018 ka qenë shumë interesant për mu, ka qenë viti kur e kam lënë New Yorkun për Kosovën, viti kur jam bërë pjesë e Panda Music (Tonic, Denk dhe DJ Banz), edhe me ta bashkë e kemi realizu projektin tim të parë muzikor “Lulija”. Gjithashtu e kam publikuar projektin e ri “Palo”, edhe jam shumë krenare për këtë këngë, jam e motivuar për të ardhmen dhe besoj se ky është veç fillimi.

Melinda Ademi: 2018, një vit i suksesshëm (Foto: Agon Gjinofci)

Ndërkohë, “Palo” ishte kënga jote e fundit. Na trego pak si është pritur ajo nga fansat?

Po, kam marrë përkrahje tepër të madhe nga të gjithë, edhe po vazhdoj të pranoj shumë përkrahje, jam shumë e lumtur që njerëzit po e duan këngën dhe e kanë pranuar pozitivisht stillin të cilin jam munduar ta sjell.

Është përfolur që kënga juaj e fundit është “diss”. Mund të na thuash sa ka të vërteta këtu?

Kënga është hip-hop, ata që ekuptojnë “lojën” e dinë që hip hop-i është fjala e rrugës, “don’t hate the player – hate the game (mos e urrej lojtarin – urreje lojën)”.

Melinda Ademi: “Mos e urrej lojtarin, urreje lojën” (Foto: Melinda Ademi/Instagram)

Çfarë mendimi keni për numrin e shtuar të repereve të reja në skenën shqiptare?

Është shumë mirë që femrat të ne, po kallëzojnë që janë të afta me i shfaq aftësitë e tyre.

Si janë raportet tua me kolegët nga estrada?

Ata që i kam takuar personalisht, me ta kam raporte shumë të mira, përshembull Dhurata Dorën, të cilën e kam shoqe shumë të mirë dhe mendoj se është fenomanel për muzikën që e bën, në fakt ajo ka qenë iniciatore që unë të vij në Kosovë për të bërë muzikë. Gjithashtu edhe të tjerët i respektoj, më respektojnë dhe iu uroj më të mirat.

Çfarë është duke përgatitur tani Melinda. Cili është projekti i radhës që fansat presin nga ty?

Sapo e kam përfunduar projektin e ri muzikor “AMI”, dhe do të publikoj një video të shkurtër në Instagram, për të treguar pak për këngën para se ta publikoj, gjithashtu kam në plan ta performoj premierë në “Rinora 4”, për publikun.

Melinda Ademi: “‘AMI’ është kënga ime e radhës, mezi pres ta shihni” (Foto: Melinda Ademi/Instagram)

Jeni bërë e njohur falë pjesëmarrjes në talent-show e famshëm amerikan “American Idol”. Na thuaj pak si ka qenë për ty kjo eksperiencë?

Paramendo të ngirten në këmbë Nicki Minaj dhe Mariah Carey dhe të duatrokasin për ty (qesh), ka qenë eksperiencë perfekte, më ka bërë më të fortë si artiste dhe si performuese.

Po me koncerte, keni qenë e angazhuar? Nëse po, në cilat vende më shumë?

Kam pasur shumë oferta për koncerte, nuk kam dashur të mbaj koncerte pa pasur material pak a shumë. Tani veç i filloj koncertet, me datë 25 performoj në “Rinora 4”, dhe nuk do të ndalem.

Çfarë nuk di publiku shqiptar për Melindën?

Melinda nuk është vetëm kukull që i merr këngët e gatshme dhe i interpreton, Melinda merr pjesë në çdo elemnt të këngës: instrumental, melodi (flow), tekst, produksion, dhe tek të gjitha e jep kontributin e vet.

Melinda: “Marr pjesë në çdo kmomponent të këngës” (Foto: Agon Gjinofci)

Si është një ditë e zakonshme e Melindës: Si nis? Si vazhdon dhe si përfundon?

Mundohem me fillu çdo ditë me pozitivitet, pak fitnes, takim me njerëzit e besueshëm, punë në studio, bisedë ‘face-time’ me familjen, më pëlqen ta shëtis qenin tim Piccon, etj.

Thënia juaj e jetës?

“Bëj mirë, se gjen mirë”.

Melinda, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Cili do të ishte mesazhi yt për fund, për lexuesit e Telegrafit?

Ishte kënaqësi, do iu kisha thënë të gjithëve që ta përkrahim sa më shumë njëri-tjetrin, dhe të mos na frikësojë suksesi i tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version