Site icon Telegrafi

Melhemi kundër çarjeve të lëkurës

Në të kuqtë e freskët të vezës (duke e përzier vazhdimisht me lugë plastike) shtoni dy lugë vaj lule gjaku (Hypericum perforatum) një lugë vaj nga rrodhja (Arctium lappa), pesë pikë lëng limoni dhe në fund tri pikë tinkturë kumaku (Calendula officianalis).

Përzieni me lugë derisa të përzierja të bëhet e barabartë. Melhemi me ndihmën e brushës qitet si shtresë e hollë në vendet e përfshira nga çarjet. Pas gjysmë ore duhet bërë dush me ujë të ngrohtë, e pastaj qitet një shtresë shumë e hollë e ndonjë kremi për regjenerim të lëkurës.

Ky tretman aplikohet dy herë në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version