Site icon Telegrafi

Melescanu: Mbështesim integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, vend që mban kryesinë e radhës në BE, tha se ata dëshirojnë që Shqipëria dhe Maqedonia të marrin ftesë të qartë për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai tha se Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE më 31 janar në Bukuresht.

“Këtë prioritet e kemi marrë nga presidencat e mëparshme të BE-së, sidomos nga Bullgaria dhe Austria. Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE, hapja e kapitujve të rinj për negociim”.

“Ne dëshirojmë dhe ky do të jetë propozimi im, që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (ose që nga ky moment Maqedonia Veriore) dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, tha Melescanu.

Ai shtoi se më pas do të mbeten vetëm edhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova për të mbështetur përpjekjet e tyre evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version