Melburni ka tejkaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë qysh në shekullin 19.
Sidneji e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.
Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Melburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Melton.
Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Melburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.
Rritja e shpejtë e Melburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.
Ndryshe nga Sidneji, Melburni e mirëpret diversitetin, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Melburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.
Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Melburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905. /rel/