Top klubi australian, Melbourne Victory, ka shprehur kënaqësinë dhe krenarinë me mënyrën se si është pritur sulmuesi kosovar, Besart Berisha, para debutimit të tij për përfaqësuesen e Kosovës.
Berisha arriti në Kosovë në prag të ndeshjes kualifikuese ndaj Islandës që zhvillohet më 24 mars.
Por, kjo pritje nuk kaloi pa u përmendur në Australi, dhe pa u vlerësuar nga klubi i Besartit, Melbourne Victory.
Në faqen zyrtare të klubit të sulmuesit tonë, vlerësohet si një pritje prej heronjve ajo që i është bërë Besartit nga tifozët “Dardanët” në aeroportin e Prishtinës.
Po ashtu, Melbourne në faqen zyrtare, shkruan Telegrafi, konfirmon se Besarti do të mungojë ndaj Brisbane Roar më 25 mars.
Faqja zyrtare e klubit mbyllë raportin duke përmendur lejen e FIFA-s për ndërrim të kombëtares që i është dhënë lojtarit vetëm në janar.
31 vjeçari do të debutojë për Kosovën ndaj Islandës, teksa vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur kampionati australian ndër vite. /Telegrafi/
Foto: Moral Pozhegu/Zëri