Site icon Telegrafi

Melania Trump edhe punët e shtëpisë i bën me përkushtim të paparë!

Në Shtëpinë e Bardhë është kremtuar Dita e Tokës me aksion pune, ndërkaq ajo që të gjithëve u ka rënë në sy është veshja në të cilën dama e parë është shfaqur

Melania nuk heq dorë nga stili i mirë as kur duhet të prashitë kopshtin, andaj edhe për këtë rast ka zgjedhur të veshë fustan dhe këpucë me taka të larta.

Pra, edhe me këtë rast nuk ka zgjedhur këpucë të rrafshëta. Dashuria ndaj gardërobës të kombinuar mirë është më e fortë se çdo gjë.

Ajo nuk përton të përvjelë mëngët, por edhe punët e kopshtit i bën për mrekulli, transmeton Telegrafi.

Melania për këtë rast ka zgjedhur fustanin-këmishë ngjyrë ulliri, i cili ka vënë në pah belin e saj të hollë, ndërkaq këpucët në të njëjtën ngjyrë i kanë treguar vizualisht këmbët më të gjata.

Frizura dhe grimi edhe këtë herë kanë qenë të përsosura. /Telegrafi/

Exit mobile version